Flash News

KRYESORE

Genc Pollo: PS-PD duhet të ulen për dialog nuk ka shumë kohë, PD nuk po tregon muskujt

Genc Pollo: PS-PD duhet të ulen për dialog nuk ka shumë

I ftuar mbrëmë në emisionin e News 24, “Natë me Xhaxhiun” Deputeti i PD Genc Pollo, ka folur mbrëmë për marrëdhënien PD-PS. Ai është shprehur se shpreson që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje mes tyre që të kalohet kriza politike e krijuar në vend. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të dy palëve për dialog.

“Të ulen, të jenë të arsyeshëm se edhe shumë kohë nuk ka. PD nuk po tregon muskujt”,- është shprehur Pollo.

Ai vijom me tej se nuk do të ishte dakort për një qeveri teknike me në krye Edi Ramën

“Negociatat duhet të përmbushin dy kushte një qeveri pa kryekanabizuesin e vendit dhe zgjedhje të lira e të ndershme”-tha deputeti i PD. Për sa i përket mbledhjes së fundit të grupit të PD, Pollo shprehet se të gjithë pjesëmarrësit ishin në një mendje për sa i përket ofertës së kryeministrit Rama.

Të fundit