Flash News

KRYESORE

“Gënjeu për të dalë burrë i mirë”, Haradinaj replikon Ramën: Shyqyr që aty ishte dikush me tregu të vërtetën

“Gënjeu për të dalë burrë i mirë”,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më parë iu përgjigj përmes rrjeteve sociale duke iu drejtuar se ka gënjyer për t'i kërkuar heqjen e taksës në Samitin e Berlinit.

Kreu i qeverisë shqiptare shkroi se është e disata herë që Haradinaj nxjerr biseda informale në “shesh” ndonëse këtë herë i ka shtrembëruar, madje po gënjen mbi disa fakte që kanë dëshmitarë.

Pas insistimit të gazetarëve, Haradinaj ka preferuar të përgjigjet shkurt në replikë të Ramës: “Shqiptarët e majtë dhe të djathtë janë vëllezërit e mi. Mendoj se e kemi obligim transparencën. Shyqyr që aty ishte dikush me tregu të vërtetën”.

Të fundit