Flash News

KRYESORE

Gennaro Gattuso: Lërini të qetë lojtarët e mi, grushtet i meritoj unë

Gennaro Gattuso: Lërini të qetë lojtarët e mi, grushtet i

Mbrëmja e së dielës vazhdon ende të jetë një shqetësim tek ekipi i Milanit, pas humbjes humbjes 1-0 në Derby ndaj Interit.

Tashmë i akuzuari kryesor për këtë rezultat është trajneri Gennaro Gattuso, por pas përballjes nuk munguan as fjalët e hidhura mbi Donnarummën.

Në konferencën për shtyp përpara sfidës në "Europa League", ndaj Betis Sevilla, tekniku i kuqezinjve ka dhënë sqarimin e tij për gjithçka, duke theksuar mbi të gjitha se faji nuk ishte i gjithi i lojtarëve.

“Duhet të kemi më shumë kujdes, por nuk i duhet shkuar pas fatit të keq. Te goli që pësojmë ka disa gabime, jo vetëm Donnarumma. Nuk mund të kthehemi mbrapa, duhet të përmirësohemi në Milanello. Ka shumë presion te ne. Jam këtu prej thuajse një viti, në kampionat kam humbur gjashtë ndeshje. Duket sikur kam humbur të gjitha ndeshjet. Uroj të vazhdojë dhe të kapen me mua. Dua që lojtarët e mi të lihen të qetë. Përgjegjësi jam unë dhe më takon të marr goditjet e grushtet. Kemi detyrim të bëjmë sa më pak gabime”, ka deklaruar Gattuso.

Të fundit