Flash News

KRYESORE

Genocidi në Srebrenicë, dënohet me burgim të përjetshëm ish-presidenti i serbëve të Bosnjes

Genocidi në Srebrenicë, dënohet me burgim të

Ish-presidenti i Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç është dënuar sot me burgim të përjetshëm. Në vitin 2016, Karaxhiç është dënuar me 40 vjet burg, duke u shpallur fajtor për genocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Gjykata e Hagës ka hedhur poshtë apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës dhe i ka zgjatur dënimin me burgim të përjetshëm. Karaxhiç e ka cilësuar dënimin e tij si rezultat i një “gjykimi politik”, ndërsa avokatët e tij shprehen se janë bërë shumë gabime gjatë gjykimin 7-vjeçar të ish-liderit.

Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem muslimanë nga forcat serbe të Bonjës.

Të fundit