Flash News

KRYESORE

Gent Bushpepa këndon “Suus” të Rona Nishliut, ia përmendin dhe në Portugali

Gent Bushpepa këndon “Suus” të Rona Nishliut, ia

“Nëse Eurovision do të ishte festivali i këndimit, Eugent Bushpepa do e kishte fituar pa dyshim,”- kjo është një nga fjalitë më të përdorura këto kohë në Evropë, teksa i referohen përfaqësuesit shqiptar.

Eugenti është rock-eri i cili ka vokalin më të mirë në këtë garë muzikore dhe performanca e tij ishte e shkëlyër mbrëmë në gjysmë finalen e Eurovizion. Ne Eugentin e njohim si një nga këngëtaret kryesorë në Top Channel dhe në kohën kur punonte aty, këngëtari nga Rrësheni ka provuar dhe të kape zërin e Rona Nishliut me këngën “Suus”, që e ka arritu në mënyrë perfekte.

“Në një tv show, ishte diçka ‘humoristike’ dhe po mundohesha të tregoja aftësitë e mia vokale. Ajo(Rona) është një vokaliste e shkëlqyer dhe është e vështirë për t`u arritur dhe ishte më shumë argëtuese,” është shprehur Bushpepa në një nga intervistat për gazetarët e “wiwibloggs”.  Megjithëse, me këtë Genti tregohet modest, ai ka e ka performuar në mënyrë të shkëlqyer Ronën.

Ndërkohë komenti i gazetarit të ‘wiwiblogs’ pas performancës së ‘Suus’ nga Bushpepa është:

“Oh është kaq e bukur. Është shumë misterioze gjuha shqipe”

Të fundit