Flash News

KRYESORE

Gent Cakaj nuk kursen shakatë gjatë takimit me Albin Kurtin, si reagoi ish-shefi i tij

Gent Cakaj nuk kursen shakatë gjatë takimit me Albin Kurtin, si reagoi

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj nuk e ka kaluar pa shaka takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, Cakaj gjatë shtrëngimit të duarve ka lëshuar edhe një batutë, ndërsa u drejtohet përfaqësuesve të medias se nëse duan, mund t’i ndërrojnë flamujt, të Kosovës dhe Shqiëprisë.

“Që doni i ndërrojmë edhe flamurat”, u shpreh Cakaj, ndërsa Kurti e ka kaluar këtë batutë vetëm me një buzëqeshje.

Kujomë se Cakaj ka qenë më herë anëtar i lëvizjes Vetëvendosje, sot e drejtuar nga Kurti.

Albin Kurti u kritikua për ndryshimet e simboleve kuq e zi pas ardhjes në pushtet. Më herët, ai kishte deklaruar se flamuri i vërtetë i gjithë shqiptarëve është ai me shqiponjë të zezë dhe fushë të kuqe, dhe jo ai verdheblu pasi ai ishte i Europës dhe jo i Kosovës.

Megjithatë, me ardhjen në pushtet që në mbledhjen e parë të qeverisë ra në sy se në mjedisin përreth nuk u pa asnjë simbol i Shqipërisë, por vetëm i Kosovës verdh e blu.

Të fundit