Flash News

KRYESORE

Gent Cakaj: Rikthimi i vizave është i pamundur. Holanda, rast i izoluar

Gent Cakaj: Rikthimi i vizave është i pamundur. Holanda, rast i

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj thotë se Qeveria pret që “Komisioni Evropian do të japë një përgjigje negative për kërkesën e Parlamentit holandez” sa i përket rikthimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

“Një rrethanë e tillë nuk duhet ta cënojë bashkëpunimin strategjik midis Holandës dhe Shqipërisë”, tha Cakaj në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.

Cakaj theksoi se Qeveria nuk ka informacione për një ‘efekt domino’ në shtetet e tjera të BE-së për të kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë. “Edhe nga takimet që kam me homologët e BE-së por edhe me Komisionin, jam i prirur ta interpretoj (vendimin e Holandës) si fenomen të izoluar”, tha ai.

“Vendimi për tërheqjen e vizave është e pamundur”, shtoi Cakaj.

Sa i përket hapjes së negociatave në muajin qershor midis Shqipërisë dhe BE-së, ministri i Jashtëm në detyrë tha se është shpresë plotë për një vendim pozitiv.

Të fundit