Flash News

KRYESORE

Gent Cakaj takon ministrin që i mbylli dyert qeverisë: Thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Gent Cakaj takon ministrin që i mbylli dyert qeverisë: Thellojmë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një takime homologun holandez, Stef Blok. Kreu i diplomacisë shqiptare thotë se takimi ishte i sinqertë, ndërkohë që nuk bën asnjë koment për kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave dhe votën kundër negociatave.

“Takim shumë i mirë dypalësh me ministrin Stef Blok. Shëmbimi i sinqertë i pikëpamjeve mbi rëndësinë e hapjes së negociatave me BE-në për Shqipërinë! Shqipëria dhe Holanda të angazhuara për rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, shkruan Cakaj në një postim në ‘Tëitter’.

Takim i Cakajt me zyrtarin holandez u zhvillua pasi ministri i Jashtëm, Stef Blok u shpreh kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. “Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara”, është shprehur Blok përpara deputetëve.

Të fundit