Flash News

KRYESORE

Gent Cakaj zhvillon vizitën e parë jashtë vendit për takim dypalësh, zgjedh Maqedoninë para Kosovës

Gent Cakaj zhvillon vizitën e parë jashtë vendit për takim

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka planifikuar të zhvillojë vizitën e tij të parë jashtë Shqipërisë, për një takim dypalësh.

Siç njofton Ministria e Jashtme, Cakaj ka zgjedhur Maqedoninë për një vizitë zyrtare dyditore  në Shkup.

“Në datë 26 shkurt, Ministri në Detyrë Cakaj, do të jetë në Shkup ku do të zhvillojë një serë takimesh dypalëshe.

Në datë 27 Shkurt, Ministri Cakaj pas takimit me homologun e tij z. Nikola Dimitrov do të zhvillojnë një konferencë për shtyp ku do t’u përgjigjen edhe nga dy pyetje nga gazetarët”, njofton MPJ.

Megjithatë, edhe pse vizita e parë e tij si ministër në Rajon, Cakaj ka zgjedhur Maqedoninë dhe jo vendin e origjinës, Kosovën.

Siç edhe dihet, Kosova po përballet me presione të shumta nga Serbia, lidhur me debatin për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Nga ana tjetër, edhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës. Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po e kundërshton heqjen e taksës. Ai deklaroi sërish të premten se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.​

Megjithatë, pavarësisht ngërçeve të tilla, sërish ministri Cakaj që përfaqëson Shqipërinë sërish ka zgjedhur ta shmangë.

Të fundit