Flash News

KRYESORE

Gent Hazizi flet për Ermal Mamaqin: Nuk mund ta quaj kineast

Gent Hazizi flet për Ermal Mamaqin: Nuk mund ta quaj kineast

Aktori Gent Hazizaj ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit "Ditë e re" në Ora News. Ndër të tjera, Genti u pyet se pse filmat e tjerë nuk kanë suksesin që kanë filmat e Ermal Mamaqit. Edhe pse aktori u duk sikur nuk donte të përgjigjej, e argumentoi duke thënë:

“Në qoftë se Ermali është i suksesshëm, bravo i qoftë Ermalit. Kjo nuk do të thotë se filmat e tjerë janë më pak të suksesshëm. Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vë dot në kandar këto gjëra. Po flasim për Gjergj Xhuvanin autor dhe Ermali sigurisht bën filmat e vet.”

Hazizi u pyet edhe në lidhje me debatin midis aktorëve nëse këto filma kanë vlera apo jo, për të cilin Genti u shpreh:

"Unë e them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht. E mira është të mos fillojë të quhet kineast. Unë s’mund ta quaj kineast, unë quaj kineast Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Alimanin, Dhimitër Anagnostin. Të thuash që jam kineast është një çik shumë ose është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film. Por këta nuk janë kineastë, të paktën për shijet e mia.” 

Këtë mund ta shihni në minutën e 12:58 në videon e mëposhtme:

Të fundit