Flash News

KRYESORE

Gent Sejkos i mbaron mandati, nisin përpjekjet për zgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë

Gent Sejkos i mbaron mandati, nisin përpjekjet për zgjedhjen e

Gent Sejko është drejt përfundimit të mandatit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ai u emërua në këtë post në shkurt të 2015-s, për të vijuar mandatin e lënë për gjysmë nga Ardian Fullani, i cili u përfshi në skandalin e vjedhjes së parave nga banka, por që Gjykata e shpalli më pas të pafajshëm.

Fullani ishte zgjedhur për një mandat të dytë në krye të ‘BSH’ në nëntor të 2011-s, çka do të thotë se Guvernatori i ri duhet të zgjidhet këtë vit, në përfundim të mandatit 7 vjeçar.

Sipas Kushtetutës, Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Ndërkohë, janë edhe 5 anëtar të Këshillit të Mbikqyrjes, të cilëve u mbaron këtë vit mandati.

Të fundit