Flash News

KRYESORE

Genti Zenelaj video nga stadiumi ‘Dinamo’, revoltohet me Erion Veliajn: Duart ju thafshin! E dini ç’kimikat është ai që futet në mushkëri?

Genti Zenelaj video nga stadiumi ‘Dinamo’, revoltohet me Erion

Aktori dhe moderatori i emisionit investigativ ‘Stop’, Gentian Zenelaj është shprehur mjaft i revoltuar teksa ka publikuar një video nga stadiumi ‘Dinamo’ në Tiranë.

Në pamje, duket një automjet që heq bojën e vjetër dhe e zëvendëson me një të re, pa u shqetësuar se ku përfundon pluhuri i ngritur në ajër.

Aktori jep alarmin se pluhuri i bojës së vjetër është një kimikat i rrezikshëm që nga pakujdesia e shërbimeve në varësi të bashkisë së Tiranës, përfundojnë pa u kuptuar nga askush në mushkëritë e qytetarëve, e për pasojë duke sjellë dëme shëndestësore.

“Kruajmë bojën e vjetër të para 20 ditëve dhe shtrojmë bojën e re. Kruajmë dhe se rruajmë ku shkon pluhuri i bojës së vjetër...Ore jeni në metro ju ?? Po, a e keni idenë çfarë kimikati është ai që futet në mushkëri...po a jeni koshient qe atë bojë kush e ka para biznesit apo shtëpisë si ikën dhimbja e kokës për një javë!!! Po si ke fytyre del flet për një qytet të pastër..a i sheh njeri këto punime si kryhen ..si mbyllen ..apo të bëjmë nja dy foto me motivacionin "hajt punojmë djersën ta kullojmë" dhe u pa puna..Video është xhiruar në 15 :00 të stadiumi Dinamo..dhe tani në orën 21 situata është e njëjtë...e di që deri nesër do zhduket por jo se u pastrua por se makinat do e kenë përhapur kudo dhe nesër e ke në mushkëritë e qytetarëve...E di që ti se di ..se një kryetar si di të gjitha...por uroj të marrësh masa urgjent.. E kujtdo që i merr taksat e mia për ta bërë punën si duhet dhe nuk e bën ..duart ju thafshin”, shkruan Zenelaj.

Të fundit