Flash News

KRYESORE

Gërmimet për eshtrat e ushtarëve grek, flet konsulli grek: Po përfundoi mirë, rregullohen marrëdhëniet mes dy shteteve

Gërmimet për eshtrat e ushtarëve grek, flet konsulli grek: Po

Zhvarrosja për identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë shihet si një akt i shenjtë dhe këtë deklaratë e ka bërë vetë konsulli grek në Gjirokastër, Vasilis Tolios.

Tashmë prej më shumë se 20 ditësh në luginën e Vjosës në Tepelenë është duke u gërmuar për ushtarët grekë të rënë aty gjatë luftës së dytë botërore. Sipas konsullit grek përfundimi me sukses i këtij procesi ka ndikim të drejtpërdrejtë tek përmirësimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Punimet në Dragot vijojnë, dhe nëse ka probleme ato janë të një natyre teknike. Duke e konsideruar këtë akt si diçka të shenjtë, përfundimi i tij me sukses do ti shërbejë mirëkuptimit të mëtejshëm mes dy vendeve. Të dy popujt kanë meritën për një bashkëpunim, mirëkuptim dhe mirëbesim më të madh se ky i deritanishëm”, tha ai.

Nga Gjirokastra konsulli grek apeloi se është e nevojshme të kapërcehen kufijtë e politikës dhe të ketë mirëkuptim reciprok mes dy vendeve.

“Aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme për marrëdhënien mes dy vendeve. Gjuha është një element i përbashkët. Ekzistenca e departamentit të greqishtes është element i rëndësishëm i suksesit të aktivitetit. Aktiviteti i sotëm shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy universiteteve, por edhe dy vendeve fqinje. Të kapërcehen kufijtë e politikës në mirëkuptimin reciprok mes dy vendeve”, vijoi ai.

 

Të fundit