Flash News

KRYESORE

“Gerta është agjente e Sorosit, e rekrutuar që në bankat e shkollës”, ç'thotë gazetari për gruan nga Mirdita

“Gerta është agjente e Sorosit, e rekrutuar që në

Fjalimi i Gertës dy ditë më parë në Kuvend bëri bujë në të gjitha mediat dhe ngjalli reagime të shumta, herë në mbroje të saj e herë duke e konsideruar si ‘lojë’ të politikës.

Këtë herë është gazetari Erion Kristo ai i cili ka reaguar në lidhje me fjalimin e saj. Duke ironizuar të gjithë ata që s’lanë gjëmb pa i vënë Gertës nga Mirdita shkruan, ‘“Gerta është agjente e Sorosit, e rekrutuar që në bankat e shkollës”.

Më tej Kristo shprehet duke iu drejtuar “atyre që i bënë bishta çdo gjëje” që të mos e kenë kaq të vështirë dhe t'i lënë lavdinë dikujt tjetër, qoftë dhe për një moment.

REAGIMI I ERION KRISTOS:

Gerta eshte agjente e Sorosit, e rekrutuar qe ne bankat e shkolles. Ajo u dergua me studime jashte, por i thane te mos e ushtronte profesionin dhe i pergatiten nje karriere ne fshat. Ajo do perdorej pas shume viteve per te dale ne foto me qeverine dhe ajo do behej personazh shume i famshem sidomos nga sulmi i koordinuar i opozites. Ajo eshte personazhi kyc i Rilindjes Rurale, prandaj eshte investuar kaq shume me shkrues fjalimesh per te. Ajo edhe dhite nuk i mjel vete, se ato jane dekor dhe fasade. Ne fakt, ajo punon per masonerine.

P.S. Kjo qe shkrova eshte humor. Une qe e shkrova jam dele, naiv dhe emocionohem lehte. Ata qe e pergatiten kete bombe qe shpertheu ne parlament, jane mjeshtra. Ata vdesin te peshtyjne lart qe tu bjere ne fytyre. Se ata jane sofistikuar shume.

P.P.S. Seriozisht, kaq te veshtire e keni t'i jepni dikujt tjeter dafinat e lavdise, qofte dhe per nje moment? 

Kaq e veshtire eshte te mos i nxjerresh 7 bishta cdo gjeje?

Kaq e veshtire eshte te heqesh dore nga dosjet?

P.P.P.S. Tani vazhdojme me nxjerrjen e syve te njeri-tjetrit

 

Të fundit