Flash News

KRYESORE

 ‘Gëzuar nga xhamia e Beqarëve!’ Si u uron Rama shqiptarëve Kurban Bajramin

 ‘Gëzuar nga xhamia e Beqarëve!’ Si u uron Rama

Ditën e sotme të gjithë besimtarët festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të fesë myslimane.

Dita ka nisur me urime për mbarësi dhe paqe ndaj njëri-tjetrit, sidomos në rrjetet sociale. Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e Bajramit, por edhe këtë herë duke mos harruar edhe propagandimin e punës së qeverisë së drejtuar prej tij.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë. Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Të fundit