Flash News

KRYESORE

Gigi Hadid tani edhe kukull Barbie, njësoj si në shfaqjen e saj të parë

Tommy Hilfinger në bashkëpunim me Mettel dhe modelen 22 vjeçare Gigi Hadid kanë sjellë për të gjithë fansat e kukullës Barbie një Barbie Gigi Hadid.

Marka e njohur amerikane e kukullave ka realizuar kukullën me pamjen e supermodeles Gigi. 22 vjeçarja shprehet se ndihet shumë e lumtur për këtë realizim, duke falënderuar dhe Tommy Hilfinger. “Jam shumë e nderuar që kam një Barbie që më është kushtuar mua duke festuar partneritetin tim me Tommy Hilfiger. Kur pashë kukullën time për herë të parë ishte surreale, jam shumë e lumtur që mund ta ndaj tani këtë lajm me të gjithë fansat e Barbie në botë”, u shpreh Hadid.

Kukulla Barbie Gigi Hadid është e veshur me një bluzë me kapuç, një palë pantallona të shkurtra dhe një palë atlete të Tommy Hilfiger. Një realizim perfekt i daljes së saj të parë në pasarelë në sfilatën Vjeshtë-Dimër 2017.

Të fundit