Flash News

KRYESORE

Gingo biloba, pema që ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe forcimin e memories

Gingo biloba, pema që ndihmon në qarkullimin e mirë të

Pema Gingo biloba është një nga llojet e pemëve më të vjetra në tokë. Në gjethet e kësaj peme gjenden fitokimike të cilat shfaqin veti antioksidues, veçanërisht në tru. Gjithashtu ndihmojnë qarkullimin e qetë të gjakut në tru dhe për pasojë në funksionin e mirë të tij. Në përgjithësi përmirëson funksionet e ndryshme mendore, siç është memoria dhe aftësia për t’u përqendruar.

Ekstrakti i gjetheve përdorej nga kinezët në kohët e lashta si ilaç për sëmundjet kardiake dhe për çrregullimet e gjakut. Sot përdoret nga mijëra njerëz si forcues i memories. Në Gjermani dhe në Francë doktorët e shtojnë në receta si ilaç. Ka shitjet me të mëdha në kategorinë e vetë.

Ndihmon në qarkullimin e gjakut në muskujt e duarve dhe të këmbëve, si pasojë të përgjysmohen disa simptoma të cilat vijnë nga qarkullimi jo i mirë i gjakut, siç janë këmbë dhe duar të ftohta dhe dhimbje në këmbë gjatë ecjes.

Gjithashtu është shumë i vlefshëm për restaurimin e anomaliteteve që shkakton sëmundja Raynaud, në të cilën nxihen duart dhe këmbët si pasojë e qarkullimit të keq të gjakut.

Kjo sëmundje po nuk u trajtua në kohë çon në gangrenë.

Nuk janë raportuar efekte anësore.

Kujdes, nuk duhet të përdoret kur jeni duke marrë ilaçe për hollim gjaku(si farmavini, aspirinë dhe Plavix).

Të fundit