Flash News

KRYESORE

Gishtat e thyer të 18 vjeçarit, Carlo Bollino: Nuk e kam dëgjuar si informacion

Gishtat e thyer të 18 vjeçarit, Carlo Bollino: Nuk e kam

Drejton televizionin Report Tv, por kjo nuk i ka mjaftuar Carlo Bollinos të informohet se 18 vjeçarit Daniel Dobrajt, i cili ndodhet në qeli, i kanë thyer gishtat për shkak se dyshohet se ka lëshuar kapsollën që dëmtoi policen Ina Nuka.

I pyetur në emisionin ‘A’ nga moderatori Adi Krasta për këtë ngjarje dhe mungesën e pasqyrimit të saj, Bollino u shpreh: “Unë nuk e kam dëgjuar. Më jepni një emër dhe një mbiemër konkret dhe ne do shkojmë ta investigojmë. Por kur informacioni del nga politika është problem.”

18 vjeçari doli sot në Gjykatë me dorë të fashuar dhe tregoi përpara gazetarëve se nuk mund të lëvizte dy gishtat. Dhunën ndaj të riut e ka denoncuar edhe opozita.

http://politiko.al/video-i-fashuar-ne-gjykate-18-vjecari-u-tregon-gazetareve-se-smund-ti-levize-dy-gishta/

http://politiko.al/carlo-bollino-marredhenien-me-qeverine-nuk-e-kam-shume-te-forte-basha-me-ka-futur-ne-listen-e-zeze/

Të fundit