Flash News

KRYESORE

“Gishtin e mesit për Serbinë”, mediat kritikojnë gjestin e ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, i cili është aktualisht kryetar i Komunës Drenas është përballur me kritika nga mediat vendase, pas publikimit të një një fotografie, ku ai shihej duke qeshur teksa kishte të ngritur gishtin e mesit.

Disa orë pas publikimit të fotografisë, ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Lladrovci ka dhënë versionin e tij rreth fotografisë, e cila nuk është aspak e përshtatshme për një zyrtarë të lartë.

Ai ka thënë se gishti i mesit ka qenë porosi për armiqtë e Kosovës, në veçanti Serbinë. “Nuk ka birë nëne që mund të ndalë Kosovën me ecë përpara!”, ka sqaruar ai.

Të fundit