Flash News

KRYESORE

Gjata: Gjiknuri? Nuk heqim dorë, ata që kanë dalë në përgjime të shkojnë në burg

Gjata: Gjiknuri? Nuk heqim dorë, ata që kanë dalë në

Pavarësisht se opozita e bashkuar u ul në tryezë me bashkëkryetarin e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili akuzohet për vjedhje votash, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, tha se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa që të përfundojnë pas hekurave të gjithë ata që kanë dalë në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

“Nuk ia vlente që të hynim në luftë politike për një Gjiknur. Nuk kemi hequr dorë nga kërkesa që të gjithë ata që kanë dalë në përgjime të shkojnë në burg. Edhe Gjiknuri bashkë me ta. E themi përditë. Pse e uli Rama tani, çfarë ti bëjmë ne Ramës? Pa shkuar në burg ata që kanë dalë në përgjimet e Bild-it, ne nuk heqim dorë.”, tha Gjata në emisionin “Ora News”.

Të fundit