Flash News

KRYESORE

Gjatë 24 orëve 2 vatra zjarri në vendin tonë. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë me vështirësi

Gjatë 24 orëve 2 vatra zjarri në vendin tonë.

Temperaturat mbeten ende të larta në vend dhe rreziku i zjarreve evident.

Përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 2 vatra zjarri në pyje në Dibër dhe Vlorë me dëme të konsiderueshme. Shërbimet zjarfikese kane nderhyre megjithe veshtiresite e terrenit.

Qarku Dibër. 

Në fshatin Zogjë, Njësia Administrative Shupenzë, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore gjatë natës deri në mëngjes për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu.

Qarku Vlorë. 

Në fshatin Zvërrnec, Njësia Administrative Qendër, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha si dhe një gabinë elektrike që ndodhej afër zjarrit pësoi dëme materiale. 

Qarku Elbasan. 

Në fshatin Malasenj, ka rënë zjarr tek një hotel. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje automjete zjarrfikës me personel, të cilët kanë shuar me shpejtësi zjarrin, i cili nuk ka krijuar dëme. 

Ne çdo prefekture jane ngritur shtabet e emergjences dhe jane ne gadishmeri per te perballuar çdo situate. 

Nderkohe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile perserit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Të fundit