Flash News

KRYESORE

Gjatë vitit 2018, Kuvendi ka realizuar vetëm 3 nga 7 prioritetet vjetore

Gjatë vitit 2018, Kuvendi ka realizuar vetëm 3 nga 7 prioritetet

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një raport monitorues mbi Kuvendin e Shqipërisë, sesioni parlamentar shtator-dhjetor 2018.

Sipas raportit, kryetari i Kuvendit ka shpallur shtatë prioritete për vitin 2018, ku përfshiheshin:  zgjedhja e 5 anëtarëve të KLGJ dhe 5 të KLP, miratimi i Kryeinspektorit të Lartë të Drejtësisë, miratimi i reformës zgjedhore, ndryshimet ligjore për të zbatuar 5 vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndryshimin e Rregullores së Kuvendit për të reflektuar ndryshimet kushtetuese që u bënë më 2016 si dhe miratimin e Kodit të Sjelljes.

Në mbyllje të vitit parlamentar 2018, rezulton se vetëm 3 nga 7 prioritetet e përcaktuara një vit më parë janë miratuar. Janë ngritur KLP e KLGJ si dhe është miratuar Kodi i Etikës.

Pjesë nga raporti:

Në hapjen e seancës së parë të vitit 2018 kryetari i Kuvendit shpalli prioritetet e këtij viti, gjatë të cilit do të duhej të miratoheshin, midis të tjerash: zgjedhja e 5 anëtarëve të KLGJ dhe 5 të KLP, miratimi i Kryeinspektorit të Lartë të Drejtësisë, miratimi i reformës zgjedhore, ndryshimet ligjore për të zbatuar 5 vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndryshimin e Rregullores së Kuvendit për të reflektuar ndryshimet kushtetuese që u bënë më 2016 si dhe miratimin e Kodit të Sjelljes.

Në mbyllje të vitit parlamentar 2018 dhe nisjes së sesionit 2019, rezulton se në total vetëm 3 nga 7 prioritetet e përcaktuara një vit më parë janë miratuar. Konkretisht, janë ngritur KLP e KLGJ si dhe është miratuar Kodi i Etikës. Dy të parat u miratuan në limitet e fundit kohor, në dhjetor 2018, kursi Kodi i Sjelljes në sesionin e pranverës, por ende pa impakt në jetën parlamentare. Ndërkohë katër objektivat e tjera kanë mbetur ende pa përgjigje nga Kuvendi. Konkretisht, nuk ka nisur ende procesi real për Inspektorin e Lartë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë reflektuar ende në legjislacion, nuk ka ende një vendim të Kuvendit për reformën zgjedhore dhe nuk janë bërë ndryshimet zyrtare në Rregulloren e Kuvendit. Nëse vendimmarrja për KLGJ, KLP dhe ILD ishte në varësi nga ecuria e vettingut në drejtësi, katër objektivat e tjera ishin dhe janë 100% përgjegjësi parlamentare.

Mospërmbushja e këtyre detyrimeve, sidomos ato që lidhen me implementimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndryshimeve kushtetuese 2016 si dhe kalimi i reformës zgjedhore, kanë impakt direkt në ecurinë e procesit të reformës në drejtësi dhe të procesit të vlerësimit të Shqipërisë në raport me kriteret prioritare për anëtarësim të Bashkimit Evropian. Aktualisht KLP dhe KLGJ po punojnë  në vakuum ligjor e kushtetues lidhur me disa përgjegjësi që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese dhe se reforma zgjedhore nuk ka arritur ende të krijojë konsensus e legjitimitet parlamentar.

Të fundit