Flash News

KRYESORE

Gjebrea sqaron ndjekësit se si do gjejnë një zgjidhje për ata që nuk ua merr Klanin

Gjebrea sqaron ndjekësit se si do gjejnë një zgjidhje për
Tv Klan tashmë transmetohet në platformën e "Yring" dhe kjo ka shqetësuar jo pak fansat e së "Dielës shqiptare". Në njoftimin për startimin e "Kënga Magjike" që do të jepet çdo të diele në këtë emision, Gjebrea ka bërë dhe një sqarim për fansat e merakosur. Një nga ndjekëset e moderatorit është ankuar për faktin që ka një muaj pa ndjekur televizionin Klan, duke qenë se dy kanalet Klan dhe Klan HD tashmë transmetohen në Tring. Kjo nuk ka mbetur pa përgjigje nga ana e Arditit, i cili shprehet se të gjithë do ta shohin këtë vit festivalin:

“Unë të hënën do kthehem të nis punën dhe do mësoj edhe infot për ndryshimet në transmetimin satelitor. Për një gjë jam i sigurtë, që kur të fillojë #edielashqiptare dhe #këngamagjike, nuk do ketë shqiptar që nuk do e shohë, pasi Klan-i nuk mund të lërë askënd pa e ndjekur. Ne fillojmë me të dielën në 15 Shtator. Shihemi dhe vërtetë ju jam mirënjohës që na ndiqni!  Nuk do ju zhgënjejmë edhe këtë vit! ”.

Mesa duket do të gjejnë një zgjidhje dhe për ata që se kanë këtë platformë por do duan të ndjekin emisionet e ndryshme në Klan. Statusi i plotë i Gjebreas:
Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 Shtator, nga ora 10.00 – 16.00 mirëpresim në TV Klan këngët e reja të #këngamagjike2019. Që të dielën e parë të transmetimit, dt 22 Shtator: do këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët Neë Artist, por edhe ata Big! Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit, se cilët Big do të jenë në gjysëmfinale, ndërkohë që juria vendos për New Artist. Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku.
 

Të fundit