Flash News

KRYESORE

Gjëja e parë që do të ndryshojë Kanye West nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Reperi i njohur në gjithë botën Kanye West- që është dhe bashkëshorti i Kim Kardashian, ka njoftuar para disa ditësh kandidaturën e tij  për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkëshortja e reperit, Kim Kardashian, më parë tha se ai do të kandidonte për president në 2024, për të shmangur përplasjen kokë më kokë me presidentin aktual, Donald Trump. Por, Kanye ndryshoi mendje dhe vendosi ta fillojë karrierën e tij politike këtë vit.

Interesin e tij për postin e presidentit e kishte njoftuar që në vitin 2018 i cili zbuloi dhe gjënë e parë që do bënte nëse do të zgjidhej president i SHBA-ve.

Ai shkroi në Twitter:

"Kur të bëhem president duhet të ndryshoj emrin e aeroplanit nga ‘Forca Ajrore’ në ‘Forca Yeezy’."

Yeezy është nofka e Kanye, si dhe emri i linjës së tij të veshjeve, për të cilin ai mendon se është një emër i mirë edhe për një aeroplan presidencial.

Të fundit