Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Asnjë komb në botë nuk ka më shumë se gjysmën e qytetarëve jashtë vendit

Gjekmarkaj: Asnjë komb në botë nuk ka më shumë se

Kriminaliteti, pasiguria dhe mungesa e shpresës që kanë detyruar dhe detyrojnë çdo ditë shqiptarët të largohen nga vendi, për të gjetur një jetë dhe të ardhme më të mirë, janë arsye kryesore sipas analistit Agron Gjekmarkaj, që Shqipërisë i mbyllet vazhdimisht dera e anëtarsimit në BE.

“Nëse Shqipëria do ishte si Sllonevia  apo Kroacia nuk ka shanse që Merkel e Macron të thonin jo. Por ne e dimë që kriminaliteti është shtruar këmbëkryq, një pjesë e popullsisë po të kenë mundësi të fitojnë loton amerikane ikin të gjithë në ShBA, e të tjerë në BE. Ne jemi në pikën e mjerimit në çdo pikëpamje”, tha Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Provokacja’.

Sipas tij, asnjë komb në botë nuk ka më shumë se gjysmën e qytetarëve të vet jashtë vendit, ç’ka ka sjellë edhe vdekjen e shpresës.

“Cili komb në botë ka më shumë se gjysmën jashtë? Kjo tregon që vendi ynë nuk i fton, nuk i josh e nuk bind qytetarët e vet që të jetojnë në këtë vend. Këtu ka vdekur shpresa, nuk e di si do ngjallet si Konstandini së vdekurish”, u shpreh analisti.

Për Gjekmarkajn opozita nuk ka akoma një lokomotivë që të tërheqë Shqipërinë.

“Te opozita nuk shoh një elitë të fortë drejtuese që të tërheqë lokomotivën e Shqipërisë. Duke mos patur zgjedhje tjetër të lëmë teoritë dhe sa mund ta shtyjmë dhe ne opozitën që t’u japë mundësi shqiptarëve të shpresojnë te ndryshimi, jo te rrotacioni.

Shumëkush nuk është dakord me vendimet radikale të opozitës. Nëse ti nuk ke garanci që votat e tua numërohen, që një çetë djemsh t’i blejnë, çfarë kuptimi ka?  Në këtë kontekst beteja e opozitës ia vlen. Nuk duhet të ketë ngut opozita të kërkojë me çdo kusht të kthehet në sistem. Pas 7 vitesh Rama nuk është i motivuar, përsërit vetveten.

Atij i duhen fake news, lajme për të tërhequr, është një delirant patetik i pashërueshëm, do të përqendrojë debatin mbi gjëra të kota dhe t’i ikë debatit”, u shpreh Gjekmarkaj.

Të fundit