Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj flet për partitë në prag zgjedhjesh: Në PS gjithçka sillet rreth Ramës, tek opozita ka lëvizje

Gjekmarkaj flet për partitë në prag zgjedhjesh: Në PS

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar së fundmi qëndrimet e partive politike në vend, teksa është shprehur se PS ka qasje konservatore dhe gjithçka sillet rreth kryeministrit Rama.

Në një intervistë për rubrikën "Opinion", Gjekmarkaj thekson se deri më tani PS s’ka një parullë të re elektorale dhe e ka të vështirë të gjejë një.

Më tej ai shton se kryeministri Rama dhe PS ushtrojnë presion mbi administratën dhe biznesmenët që kanë përfituar ndër vite nga pushteti për të forcuar elektoratin.

Sipas tij, në PD ka një lëvizje në kampin opozitar teksa vlerëson Komisionin e Vlerësimit.

“Ftesa e Metës hyn te dekori i xhentilesës politike. Sa i përket mënyrës si ndërhyn në fushatë, shoh një qasje konservatore të PS, gjithçka rreth Ramës. S’ka parullë të re elektorate. E ka të vështirë të gjejë. Por duket sikur luhet për jetë a vdekje. Ka presion mbi administratën, biznesmenët që kanë përfituar. Le të themi që po luan mbi gjërat e njohura. Nëse oferta është për kredibilitetin e Ramës, do jetë e vështirë.

Tek opozita ka risi. Komisioni i vlerësimit ka një autoritet publik. Ka një lëvizje. Do e quaja ushtrim demokracie tek PD. I trazon mjaft ujërat, krijon energji. Por është mjaft shpejt se ka kohë për fabulën”, deklaroi tha Gjekmarkaj.

Të fundit