Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Heronjtë tanë janë fatkeqë dy herë gjatë historisë

Gjekmarkaj: Heronjtë tanë janë fatkeqë dy herë

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se lufta antifashiste nacional-çlirimtare ka qenë e drejtë, por ai kërkon që mos të shpallen heronj ata që kanë luftuar shqiptarë kundër shqiptarëve, por vetëm ndaj të huajve.

“Bie dakord me thelbin e luftës antifashiste që në thelbin e saj ka qenë një gjë e drejtë. Nuk bie dakord me përmasat e saj por shifrat nuk e ndryshojnë thelbin. Ne nuk dimë realisht se sa heronj kemi dhe sa dëshmorë kemi. Nëse kthehemi tek heronjtë, heronjtë tanë janë fatkeqë dy herë gjatë historisë. Ne i kemi bërë objekt propagande, hiberbolash dhe mitologjish të paqena. Asnjë hero nuk do dëshironte të kishte një fat të tillë, siç kanë pasur heronjtë shqiptarë nga 1944 deri në 1990 në tekstet e shkollave të Shqipërisë.”, tha ai në emisionin “Real Story” në News 24.

Ai u ndal te publikimi i fotografive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Një pjesë e tyre janë heronj të vërtetë që meritojnë respekt. Do t’i referohesha një prelati, i cili vetë u bë martir At Gjon Shllaku që tha pak para se të pushkatohej: ‘Një vend që nuk respekton dëshmorët e vet është një vend që nuk meriton të ketë histori dhe nuk meriton të ketë as të ardhme’. Pra ne duhet t’i respektojmë dëshmorët tanë, por dëshmorët e vërtetë, jo listat e dëshmorëve dhe të heronjve që ka bërë byroja politike në Shqipëri.”

Të fundit