Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Kryeministri ka mllef të vjetër me gazetarët, sulmi sot po aq i shëmtuar sa “Anti-shpifja”

Gjekmarkaj: Kryeministri ka mllef të vjetër me gazetarët, sulmi

Kryeministri Edi Rama nuk u ndal as në fjalën e sotme në Kuvend në sulmin sistematik ndaj mediave në vend. Këtë herë Kryeministri i akuzoi ato për lidhje me krimi. “Ka media e analistë që janë paguar nga krimi i organizuar”, tha sot Rama.

Kjo deklaratë sipas analistit Agron Gjekmarkaj është një akt i shëmtuar po aq sa paketa “Anti-shpifje”. Gjekmarkaj thotë se Rama ka një mllef të vjetër me gazetarët pasi i kanë nxjerrë shumë të vërteta.

“Unë mendoj që ka kryer një akt të shëmtuar po aq të shëmtuar saç ishte ligji që tentoi të miratonte në parlament dhe nuk ia doli për momentin për shkak të presionit kombëtar dhe ndërkombëtar që ishte ai i “Anti-shpifjes”

Kryeministri e di që gënjen sidomos në raport me gazetarët, me analistët. E ka mllef të vjetër ai këtë sepse ca kohë i quajti ‘kadrinj’, ‘kazanë’. E ka shumë problem sepse mbase opozitarizmi gazetaresk e ka bezdisur shumë, i ka thënë shumë të vërteta, i ka vënë në dukje një problematikë të rëndë që e ka shoqëruar gjatë 7 viteve, sjelljen në parlament, në pushtet lokal dhe pak a shumë kudo në hierarkinë e lartë të shtetit të personave të cilët kanë pasur një të shkuar të errët kriminale dhe tani ai i kthehet botës mediatike me të njëjtën akuzë”, tha në studion e emisioni “Real Story” në News24, Agron Gjekmarkaj.

Të fundit