Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Mendoja se do të kërkonit falje për dhunimin e gazetarit Lela. Kryeministri: jeni viktima aktoriale

Gjekmarkaj: Mendoja se do të kërkonit falje për dhunimin e

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin Real Story në “News 24”, duke folur për ndalimin e dhunshëm e gazetarit Alfred Lela, tha se policia sillet si organizatë terroriste.

Gjekmarkaj i tha Ramës se mund t’i bëjë me këdo këto veprime, se ndoshta pasi të përfundojë qeverisjen, do ikë në ndonjë ishull.

Gjekmarkaj u shpreh se së paku kryeministri Rama duhet të kërkojë falje për dhunimin e gazetarit Lela, por Rama u kundërpërgjigj se gazetarët janë viktima aktoriale.

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoja se ju do vini e të kërkoni falje. Policia është sjellë në mënyrë skandaloze, si një organizatë terroriste.

Edi Rama: Jeni viktima aktoriale.

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj se ju silleni kështu, pasi do ikni sa duket në ndonjë ishull. Keni cuar mbi 1000 policë për Teatrin, edhe pse Shqipëria është vendi i kanabisit. Mjerë qytetarët që e hanë.

Alfred Lela: Polici politike, terroriste, me mercenarë brenda. Rreh. Ka rrahur djem të rinj në mënyrë shtazarake. Je bërë si ai që dikur shaje. Nuk jam prokurori, jam i dhunuari. Mos bëj sikur je i lënduar nga kjo.

Edi Rama: Mbarove fjalën zoti prokuror?

Të fundit