Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Miratimi i Kodit Zgjedhor në kufijtë e një grushti shteti, PS mund të siguronte më shumë vota nga ‘opozita e re’

Gjekmarkaj: Miratimi i Kodit Zgjedhor në kufijtë e një grushti

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar një lloj grushti shteti miratimin në kuvend të Kodit të ri Zgjedhor.

Duke folur në ‘news 24’, analisti tha se shumica mund të siguronte edhe më shumë vota nga opozita parlamentare, por nuk e bëri për të ruajtur fasadën.

“Prisja të siguronte më tepër se kaq për të ruajtur pak fasadën opozita e re në parlament. Për mua kjo që ka ndodhur sot është në kufijtë e një grushti shteti duke ruajtur konturet legale.

Në thelbin e gjësë është goditje ndaj procesit elektoral në Shqipëri, hera e parë që rregullat e lojës janë të njëanshme, kur loja ka nisur, pa bërë pjesë palën tjetër duke keqpërdorur dhe palë faktorin ndërkombëtar është ishte dorëzanë në këtë proces, duke sfiduar Bundestagun sic ka kërkuar reformë konsensuale”, u shpreh Gjekmarkaj, duke shtuar se Ramës i intereson vetëm pushteti dhe asgjë tjetër.

Të fundit