Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj në PolitikOn: Kushti që do të bëjë opozitën fituese, pse Berisha qëndron në politikë dhe 10 emrat që do t’i çonte Bashës për deputetë

Gjekmarkaj në PolitikOn: Kushti që do të bëjë

Analisti Agron Gjekmarkaj duket se e ka të qartë frymën mbi të cilën do të ecë politika shqiptare deri në 25 prill, ditë të cilën së fundmi presidenti e dekretoi si datën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Në një intervistë për PolitikOn me gazetarin Alfred Lela, Gjekmarkaj ka komentuar një sërë pikash të kthyera në çështje dite, si refuzimi i Topallit për të qenë në listat për kandidatë për deputetë të PD, shanset e opozitës për të fituar këto zgjedhje, për të cilat Rama ka shprehur tashmë me kohë ambiencien edhe për një mandat të tretë.

“Opozita fiton zgjedhjet nëse nuk bie pre e ambicieve për të shpërndarë pushtet pa marrë ende pushtet…”, thotë ndër të tjera analisti i njohur.

Gjekmarkaj u ndal edhe te roli i partive të reja, të cilat i cilëson si partiza, dhe shanset që ato kanë për të marrë elektoratin gri, apo pse Berisha vijon të qëndrojë në politikë, ndonëse një deklaratë e Genc Rulit, njëri nga pesë selektorët e listave të kandidatëve për deputetë la të kuptohet se ish-kryeministri dhe lideri i PD tashmë e ka jetuar lavdinë e tij politike.

\

https://politiko.al/meta-kryeminister-dhe-minister-i-brendshem-me-26-prill-gjekmarkaj-mesazh-qe-godiste-bashen-ne-brinje/

https://politiko.al/10-emrat-qe-gjekmarkaj-do-ti-conte-ne-tavoline-bashes-per-deputete-lista-e-2017-es-e-dobet-vetem-6-vete-do-shpetoja/

Të fundit