Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: PD e LSI në zgjedhje me dy koalicione të veçanta, opozita të braktisë Këshillin Politik

Gjekmarkaj: PD e LSI në zgjedhje me dy koalicione të veçanta,

Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se PD dhe LSI duhet të hyjnë në zgjedhjet e 25 prillit me dy koalicione të veçanta.

Sipas tij, opozita duhet të bëjë një pakt para zgjedhjeve me qëllim mundjen e Edi Ramës, i cili ka shprehur synimin për mandatin e tretë qeverisës.

“Besoj se do dalin dy partitë kryesore në koalicione, dhe duhet të bëjnë pakt para zgjedhjeve se nuk duhet të hyjnë në qeveri me Ramën.

LSI mendoj se do dalë me disa parti në liste dhe PD me disa parti të tjera.

Qëllimi i Ramës është të përfitojë sa më shumë, diversioni është i vetmi aleat. Ai tenton të përçajë opozitën, të bëjë sa më komplekse për numërimin e votave. Opozita e ka të nevojshëm të jetë e ndershme para elektoratit dhe të dalin me koalicione që maksimalizojnë votën.

Kjo pasi tjetër histori ka PD me aleatët e vet, si pronarët, të persekutuari, të tjera ka LSI me ideologji të majtë, kjo vjeshtë është rruga e duhur”, tha analisti, në rubrikën 'Opinion' në News 24, i cili këshillon opozitën që të braktisë Këshillin Politik dhe të krijojë tashmë ngjarjet e veta politike.

“Jam partizan se nuk janë numrat që sjellin opozitën në pushtet, është fryma. Opozita duhet të krijojë ngjarjet e veta politike, jo të mos shkojë pas ngjarjes së Ramës, siç është Këshilli Politik, nuk duhet të rrijë në atë luginë, ndërsa opozita mund të ketë oferta më interesante për shoqërinë.

Opozita nuk e ka luksin të shpenzojë më kohë në këtë këshill sepse e ka përmbushur misionin para ndërkombëtarëve dhe është tradhtuar para tyre, ndaj ta braktisë dhe të dalë me programin ekonomik, me provmivimin e liderit të saj.

Ajo është e përgatitur pasi hoqi dorë nga rruga e forcës, është e përgatitur të shkojë në finish me rregullat e Ramës, le të shkojë por të maksimalizojë votën popullore nëse tentojnë për të rrëzuar qeverinë”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit