Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj për Radio Vatikanin: Në Shqipëri ka paralizë institucionale, krimi kontrollon ekonominë

Gjekmarkaj për Radio Vatikanin: Në Shqipëri ka paralizë

Pedagogu në Universitetin Publik të Tiranës, Agron Gjekmarkaj ka bërë një shpjegim të krizës që Shqipëria po kalon në radion “Vatikani”.

Ai u ndal të zgjedhjet e 30 qershorit, ku në shumicën e bashkive garoi e vetme Partia Socialiste.

“Është e vërtetë që kanë votuar pak. Mund të them që opozita ka përqindje tjetër sa i përket pjesëmarrjes. Pretendon se vetëm 13% e popullatës ka votuar.

Ata thonë që edhe këto shifra janë paksa të fryra të KQZ janë bërë me urdhër politik të qeverisë. Por gjithçka nuk e përjashton faktin që është një situatë paradoksale dhe pas 30 vitesh demokracie dhe pluralizmi për herë të parë, ne kemi zgjedhje me partinë qeveritare pa opozitën.”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Bota në radio”

Ndërhyrja e mundshme italiane – “Sipas meje më mirë vonë se kurrë. Në Shqipëri duke pasur paksa afeksion për demokracinë italiane, kemi pretenduar që të ndodhte më parë, pro edhe tani nuk përbën problem. Sepse duhet nj dorë nga Evropa nga institucionet ndërkombëtare, sepse siç kemi folur edhe herët e tjera, qeveria atje nuk ndalet.

Pak ditë më parë SHBA dhe gazeta ‘Bild’ publikuan përgjime që përfshin gjithë qeverinë në manipulimin votave në zgjedhje dhe për fat të keq Evropa, institucionet këtu, lejuan që kjo gjë të vazhdonte. Kjo nuk shkon.

Opozita ka dorëzuar mandatet, ka 6 muaj në shesh. Vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje. Dikush duhet të pyeste: pse ndodh kjo në Shqipëri. Le të themi që është çmendur opozita, por qeveria ka detyrën të shërojë edhe opozitën. Kjo gjë nuk ka ndodhur.

Paralizë institucionale – “A ka risk? Nuk ka risk, ka ndodhur tashmë. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Presidentit nuk iu respektua dekreti. Tani kemi një opozitë të re që le të themi është nominuar nga kryeministri. Kemi një president që kërcënohet për t’u shkarkuar. Tani pushteti lokal është në duar të një partie, në duar të një njeriu, që është Edi Rama.

Risku i eksodit drejt Italisë apo BE-së – Shqiptarët ikin kohë pas kohe. Në këto 4 vite kanë ikur 350 mijë persona. Është e rëndë për një vend me një popullsi prej 3 milionë banorësh. Kanë ngelur të vjetrit, ata që punojnë dhe të rinjtë po ikin tanimë.

Nuk ka reagim sepse popullsia aktive ka ikur. Përse kështu? Përgjimet e publikuara nga “Bild” treguan lidhjet e zyrtarëve të PS-së me kriminelë që u morën me blerjen e votave.

Ndaj votuesve u bë presion me vendin e punës, me kërcënime. Pastaj pati skandale të tjera, ku 1 km autostradë kushtoi 20 mln euro. As në Itali, një vend i zhvilluar nuk mendoj se kushton aq. Këtu mungon Gjykata Kushtetuese, e Kasacionit. Shkëndija të vogla kanë ndezur shkëndijën e madhe.

Ekonomi kriminale - Ekonomia kriminale ka lidhej të forta me politikën e mbështet dhe ndikon te politika. Ky është realitet për fat të keq, jo prognozë.

Të fundit