Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Rama miratoi ligjin e mediave që të zbehë kritikat, është kundër demokracisë evropiane

Gjekmarkaj: Rama miratoi ligjin e mediave që të zbehë kritikat,

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se shumica miratoi paketën anti-shpifje sepse synon të zbehë kritikat gjithnjë e në rritje ndaj qeverisë Rama. Ai kujton se në popull pakënaqësia është shtuar pas vendimit për të mos hapur negociatat.

“Si mund të luftojë qeveria fake news, kur ka thënë se janë hapur negociatat dy herë. Si mund ta ndalojë shpifjen një qeveri, që ju thotë gazetarëve kadrinj dhe mediave kazan. Ky ligj po hedh pleh në tokën e censurës dhe auto-censurë.

Rama kërkon që të zbehë sa më shumë kritikën. Tani që BE i ka hapur dyert, do të zbehë kritikën. Pra, praktikisht Rama po hyn në një përplasje me vetë natyrën e demokracive evropiane në raport me Shqipërinë. Edi Rama po hyn në një përplasje me natyrën e demokracisë në një botë normale”, tha Gjekmarkaj në “Real Story”.

Të fundit