Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj vë në siklet Ramën: Pse s’ke frikë nga reforma në drejtësi? Kryeministri 'mbrohet' me amerikanët

Gjekmarkaj vë në siklet Ramën: Pse s’ke frikë nga

Analisti Agron Gjekmarkaj në emisionin Real Story, pyeti kryeministrin Rama se si është e mundur që nuk ka frikë nga Reforma në Drejtësi, pasi edhe emri i tij ka qenë i përfshirë në disa skandale.

“Je ne politike me poste që nga ‘98. Gjithë këto ditë keni akuzuar Bashën, Ramën, Meten që kanë frikë nga Reforma ne Drejtësi. Pse ju qe keni 22 vite jeni kaq i qete, silleni si i pa korruptuar, kur dihet se ata (përfaqësuesit e opozitën) janë në rrugë nuk kanë imunitet”, pyeti Gjekmarkaj.

“E para e punës, unë nuk luftoj me individ me superioritet moral, pra kur thonë gjithë politikanet janë njësoj, jo nuk janë te gjithë njësoj. Është fakt, nuk është diçka qe nuk e imagjinoj, që këta njerëz janë të frikësuar nga reforma sepse ata kanë qënë kunder dhe kanë tentuar ta sabotojnë. I morën zvarrë amerikanët dhe erdhën atje e votuan të gjithë në parlament. Nëse hapen negociatat, fillon llogaridhënia para Bashkimit Europian për Reformen në Drejtësi”, deklaroi Rama pa dhënë një përgjigje konkrete.

Të fundit