Flash News

KRYESORE

"Gjeli i kotecit të Rilindjes nuk tremb më as pulat", Vasili me tone të ashpra ndaj Ramës

"Gjeli i kotecit të Rilindjes nuk tremb më as pulat", Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur me tone të ashpra pas votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, të cilat u miratuan me 106 vota pro.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Vasili fajëson kryeministrin Rama për konfliktin në të cilin, sipas tij është futur vendi.

Më tej ai shton se Edi Rama është armiku i popullit dhe Kushtetutës, dhe se llogarinë me çdo qytetar e ka të hapur.

Postimi i Petrit Vasilit:

Edi Rama sot u shpalli luftë shqiptarëve.

Populli sot është përballë armikut të vetëm të tij Edi Ramës.

Opozita e bashkuar është përballë tij më e vendosur se kurrë.

Edi Rama është shkaktari dhe përgjegjësi i vetëm i konfliktit më të rëndë ku ka hyrë vendi.

Edi Rama po sillet si armik i populli, i Kushtetutës dhe i paqes me shqiptarëve ndaj do të trajtohet vetëm si i tillë dhe me zero tolerancë.

Edi Rama nga sot e ka të hapur llogarinë me çdo shqiptar dhe fundi i Byrosë Politikë do ti duket lule, këtë s’duhet ta harrojë kurrë.

Gjeli i kotecit të rilindjes nuk tremb më as pulat, që ka përqark e jo me shqiptarët që kanë parë plot coftira si ky.

Të fundit