Flash News

KRYESORE

Gjen portofolin me karta krediti, i riu tërheq 1 milionë lekë dhe luan kazino

Gjen portofolin me karta krediti, i riu tërheq 1 milionë lekë dhe

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Dibra pasi akuzohet për vjedhje.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Muharrem Liti i cili kishte gjetur në rrugë një portofol me disa karta krediti brenda dhe një shumë parash. Portofoli ishte denoncuar i humbur nga 65- vjeçari me iniciale Z.B.

Sipas policisë Liti, përmes kartave të kreditit kishte tërhequr 100 mijë lekë të reja dhe më pas kishte shkuar të luante në kazino, ku dhe haxhoi të gjithë shumën e parave. Hetuesit identifikuan të riun pasi tërhoqi shumën e parave nga bankomati. Pas veprimeve hetimore, uniformat blu zbuluan vendndodhjen e 27-vjeçarit dhe e arrestuan për akuzën e vjedhjes.

Të fundit