Flash News

KRYESORE

Gjenden 2 pistoleta pranë klinikës private në Tiranë, ku u mjekua ilegalisht ekzekutori i dy biznesmenëve në Laç

Gjenden 2 pistoleta pranë klinikës private në Tiranë, ku u

Gjenden dy armë zjarri pistoleta në një pusetë pas klinikës private në Tiranë, ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes, Eduard Lamaj. Ky i fundit u vu nën arrest pak ditë më parë bashkë me dy mjekë të klinikës private, të cilët akuzohen për mjekim ilegal.

Lamaj akuzohet si ekzekutori i dy biznesmenëve Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani) më 30 maj 2020, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin.

“Në vijim të veprimeve të kryera, në rrugën "Pjetër Budi", në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen kriminale.

Më parë, falë informacioneve policore u bë i mundur lokalizimi i autorit, kapja e prangosja e tij, si dhe prangosja e dy mjekëve që mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar.

Vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Kurbin,  DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit