Flash News

KRYESORE

Gjenden 2400 ‘foto të fshehura’ nga sulmi i 11 shtatorit në New York

Një CD me 2400 foto të reja e të papublikuara më parë nga sulmi i 11 shtatorit në New York janë zbuluar së fundmi.

BBC sqaron se fotot e shkrepura më 11 shtator u gjetën në një CD nga arkivistët rastësisht në një shtëpi në shitje.

Në dukje, fotot janë realizuar nga një punëtor ndërtimi i paidentifikuar që ndihmoi në pastrimin e rrënojave të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe zonës përreth.

CD-të ishin në gjendje të keqe, megjithatë shumë foto arritën të sigurohen dhe të merren prej saj.

Rreth 3,000 njerëz humbën jetën kur katër avionë të rrëmbyer nga terroristët dhe u përplasën me dy kullat binjake, simbol i New York-ut.

Të fundit