Flash News

KRYESORE

Gjenden 39 trupa të pajetë në një kamion në Angli, dyshohet se vinte nga Bullgaria

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Essex në Britaninë e Madhe.

39 trupa të pajetë janë gjendur brenda një kamioni në Parkun Industrial Waterglade në Avenue Avenue, Greys.

Deri tani është arrestuar shoferi i kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. Po ashtu, mediat vendase shtojnë se kamioni vinte nga Bullgaria dhe kishte hyrë në vend përmes Holyhead që të shtunën.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimave dhe shkaqet e vdekjeve të tyre.

Të fundit