Flash News

KRYESORE

Gjenden 5 trupa të vdekur në një banesë në Teksas, dyshimet e para të policisë  

Gjenden 5 trupa të vdekur në një banesë në Teksas,

Trupat e pesë personave u gjetën të vdekur të mërkurën në një banesë në Ponder të Teksas-it, në Qarkun e Denton.

Mes tyre u gjet edhe një grua në gjendje të rëndë, e cila aktualisht është në koma Spitalin e Denton-it.

Shefi i policisë Orlando Hinojosa tha se vdekjet ishin shkaktuar si rezultat i të shtënave me armë zjarri.  Madje, në mesin e viktimave mund të ketë edhe fëmijë, por ky fakt tronditës nuk është konfirmuar ende nga autoritet.

Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka mundur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Të fundit