Flash News

KRYESORE

Gjenden nga policia dy fëmijët e zhdukur prej dy ditësh

Gjenden nga policia dy fëmijët e zhdukur prej dy ditësh

Dy ditë më parë një shtetase me inicialet E.M, nënë e dy fëmijëve denoncoi në polici zhdukjen e dy fëmijëve të saj përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, ku menjëherë policia nisi kërkimet për gjetjen e të miturve.

Ditën e sotme policia e Tiranës ka njoftuar se vetëm para pak minutash dy fëmijët janë gjetur në rrugët e bllokut dhe tashmë ndodhen pranë nënës të tyre.

Ndërkohë që policia njofton gjithashtu se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në lidhje me denoncimin e berë më datë 07.08.2017 në Komisariatin e Policisë nr.6 në Kombinat nga një shtetase për largimin nga banesa më datë 06.08.2017 e dy fëmijë të saj të mitur, E.M., 12 vjeç, dhe F.M., 10 vjeç, ju informoj se: Të dy fëmijët janë gjetur para 30 minutash në rrugët e bllokut Tiranë në gjendje shëndetësore të mirë dhe tashmë ndodhen me mamanë e tyre”, thuhet në deklaratën e policisë.

Të fundit