Flash News

KRYESORE

Gjenden trupat e pajetë të dy alpinistëve në Himalaje

Gjenden trupat e pajetë të dy alpinistëve në Himalaje

Një alpinist britanik dhe një italian, të cilët u zhdukën dy javë më parë, janë gjetur të pajetë në malin Nanga Parbat (Himalaje) në Pakistan. Ata janë identifikuar si Tom Ballard dhe Daniele Nardi.

Ambasadori i Italisë në Pakistan, Stefano Pontecorvo, tha të shtunën se ekipi i kërkimit kishte konfirmuar se trupat e gjetur ishin të dy burrave.

Pontecorvo ka shkruar në Twitter: "Me trishtim të madh unë njoftoj se kërkimi për Daniele Nardi dhe Tom Ballard është mbyllur, pasi Alex Txikon dhe ekipi i kërkimit kanë konfirmuar se trupat e gjetur në Mummery janë ato të Daniele dhe Tom. U prefshin në paqe."

Ballard dhe Nardi i kanë humbur kontaktet më 24 shkurt, nga një lartësi prej 6,300 metra. Britaniku Ballard është djali i alpinistes britanike Alison Hargreaves, e cili u bë gruaja e parë që ngjiti e vetme malin Everest në vitin 1995, por vdiq më vonë në të njëjtin vit, duke zbritur nga maja K2 e Pakistanit, mali i dytë më i lartë në botë.

Të fundit