Flash News

KRYESORE

Gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari në Lushnje

Gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari në Lushnje

Pranë spitalit të qytetit të Lushnjes pasditen e kësaj të premte është gjetur një trup i pajetë dhe i dekompozuar.

Trupi është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë pikasur erën e rënde në disa ndërtesa që janë përgjatë aneksit sportiv fare pranë spitalit të Lushnjes.

Grupi hetimor ne vendngjarje ka thënë për mediat se personi është i paidentifikuar dhe se po punohet për te gjetur shkaqet e vdekjes së tij. Dyshohet se personi është rreth 65 vjeç, i seksit mashkuall dhe mendohet se ka qenë endacak. 

Ndërkohë  pritet ekspertiza për të zbuluar shkakun e vdekjes si dhe po punohet për identifikimin e tij.

Të fundit