Flash News

KRYESORE

Gjendet e masakruar në Itali marokenia, ndalohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë janë ndaluar nga Policia Italiane e qytetit të Veronës me akuzën e vrasjes së shtetases marokene Khadija Bencheikh 46 vjec.

Të ndaluarit janë i fejuari i saj Agim Ajdinaj 51 vjec  pensionist dhe nipi i tij Lisan Ruzhdija 27 vjeç, student.

Viktima u gjet e prerë në copa me një sharrë elektrike më 30 dhjetor në një ullishte në komunën Valeggio sul Mincio në provincën e Veronës. Zbulimi i vrasjes makabre u bë nga një banore e zonës e cila kishte dalë për të shëtitur me kalë.

46 vjeçarja marokene kishte 9 vjet e divorcuar nga bashkëshorti i saj e prej disa kohësh bashkëjetonte me një shtetas shqiptar.

Dy shqiptarët akuzohen për vrasje të qëllimshme e fshehje e trupit të viktimës.

46-vjeçarja është goditur disa herë me kokë dhe më pas trupi i saj është prerë në të paktën 10 pjesë me sharrë. Sipas Il giornale.it vrasësit shpresonin se trupi do të zhdukej duke u ngrënë nga kafshët e shumta të egra që jetojnë në këtë zonë. Markoenia Khadija Bencheikh punonte rregullisht e jetonte në komunën Valeggio sul Mincio prej më shumë se 20 vitesh.

Të fundit