Flash News

KRYESORE

Gjendet e pajetë në apartament aktorja dhe politikania maqedonase

Gjendet e pajetë në apartament aktorja dhe politikania maqedonase

Aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç është gjendur e pajetë në një apartament në Shkup.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rastin për mediat, ndërsa është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e komunës.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017, Beliçanec-Aleksiç ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit.

Të fundit