Flash News

KRYESORE

Gjendet e pajetë në banesë ish-mësuesja nga Gjirokastra, dyshohet se kishte një javë që kishte vdekur

Gjendet e pajetë në banesë ish-mësuesja nga Gjirokastra,

Një 72-vjeçare është gjetur pa shenja ditën e sotme në banesën e saj në Sarandë. Viktima mësohet se është ish-mësuesja nga Gjirokastra, Lida Dako. Ajo dyshohet të ketë ndërruar jetë rreth prej një javë për shkaqe natyrale, pasi kishte nisur të dekompozohej.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës. Ajo jetonte e vetme pasi bashkeshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë.

Gjithsesi, për të shpjguar shkaqet e vdekjes së Lida Dakos, pritet pëgjigjia e ekspertizës mjeko-ligjore.

Të fundit