Flash News

KRYESORE

Gjendet e vdekur në banesë gruaja në Laprakë, policia shoqëron të birin në komisariat

Gjendet e vdekur në banesë gruaja në Laprakë, policia

Një grua 67 vjeçe u gjet e pajetë në banesë në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë.

Sipas të dhënave të para nga policia, gruaja nuk ka shenja dhunë, megjithatë është dërguar në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, si dhe është shoqëruar në komisariat i biri me të cilin jetonte, për sqarimin e rrethanave.

“Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi Julian Zisi, 45 vjeç (djali viktimës) u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Nënë e bir kishin patur edhe më herët konflikte në familje. Katër vjet më parë, Zisi kishte plagosur me sende të forta nënën e tij, e për pasojë e moshuara pati marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, ndërsa i biri u arrestua nga efektivët e komisariatit numër 3 në Tiranë.

Të fundit