Flash News

KRYESORE

Gjendet e vdekur pa rroba në ballkonin e apartamentit modelja holandeze

18-vjeçarja Ivana Smit nga Holanda kishte shkuar për arsye pune në Malajzi, ku dhe u gjet e vdekur pa rroba në ballkonin e katit të gjashtë.

Daily Mail shkruan se nga hetimet e para mësohet se modelja e re ka rënë nga kati i 20-të dhe gjeti vdekjen e menjehershme në katin e 6-të, në lagjen Jalan Dang Ëangi të Kuala Lumpur, Mai.

Policia ka bërë me dije se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Megjithatë familja ka kërkuar që të hetohet çështja.  "Nuk mund të besojmë se ajo ra nga kati i 20-të dhe trupi u gjet në katin e 6-të. Ajo është gjetur lakuriq, nuk mund ta besojmë versionin e policisë”, është shprehur gjyshi i modeles, i cili prej dy dekadash jeton në Malajzi.  Po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkakut të vdekjes së vajzës.

 

Të fundit