Flash News

KRYESORE

Gjendet gomonia e përmbysur pranë ishullit të Sazanit, shoqërohen 2 persona në polici

Gjendet gomonia e përmbysur pranë ishullit të Sazanit,

Një gomone e përmbysur është gjetur 10 milje larg ishullit të Sazanit në Vlorë, rreth orës 03:00 të ditës së sotme. Gomonia dyshohet se do përdorej për trafik lëndësh narkotike. Gjithashtu mësohet se deri tani policia ka shoqëruar 2 persona në Komisariat, të cilët do të merren në pyetje.

Sipas informacioneve të para, në gomone kanë qenë 3 persona, 2 shqiptarë dhe një italian. Mësohet se asnjë nga të shpëtuarit  e ndaluar nuk tregojnë se përse gjendeshin në atë orar me gomone në det.

Dyshohet se mjeti është përmbysur për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit